Connect with us

KOSOVË

Kosovë: Një person rrah gruan, tjetri frikëson anëtarët e familjes

Published

on

Një person është arrestuar në Lipjan pasi ka sulmuar fizikisht gruan e tij, njofton Klan Kosova.

Sipas raportit të policisë rasti është raportuar të premten rreth orës 23:00.

Viktima më pas ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një tjetër rast i cilësuar në raportin e policisë si dhunë në familje ka ngjarë në fshatin Uglar të Graçanicës.

Një person në gjendje të dehur ka thyer disa xhama të dritareve të shtëpisë dhe ka frikësuar anëtarët e familjes.

Me vendim të prokurorit edhe ai është dërguar në mbajtje.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com