Connect with us

BOTA

Mbyllet aeroporti i Londrës pasi gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore

Published

on

Aeroporti i Londrës po qëndron ende i mbyllur pasi është gjetur një bombë e kohës së Luftës së Dytë Botërore afër lumit Temza, transmeton Klan Kosova.

Paisja është zbuluar gjatë punimeve të planifikuara afër portës së aeroportit të Londrës.

Zyrtarët kanë thënë se ekipet e specializuara së bashku me marinën mbretërore janë duke punuar në reduktimin e rrezikut për publikun, derisa udhëtarëve u është thënë të shmangin aeroportin.

“Të gjithë pasagjerët që kanë planfikuar të udhëtojnë nga Aeroporti i qytetit të Londrës këshillohen të kontaktojnë agjencitë e fluturimeve për informacione të tjera”, është njoftuar në këtë deklaratë.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com