Connect with us

LAJME

“Më kanë kërcënuar me jetë”, Aida Shtino rrëfen momentin e frikshëm kur drejtonte emisionin”Njerëz të humbur”

Published

on

Me siguri e mbani mend Aida Shtinon, gruan që gjeti shumë njerëz të humbur e për vite me radhë e shtangu audiencën përballë ekranit.

E ftuar në “Pasdite në Top Channel”, ish-autorja e “Njerëz të Humbur” ka rrëfyer kërcënimin më të madh që ka marrë në jetë.

“Kam marrë shumë herë kërcënime, edhe ka qenë shumë e vështirë. Kam marrë kërcënime për veten time për familjen, ka qenë kompleks e gjitha. Duke kërkuar një vajzë, familjarët e të cilës nuk kishin asnjë gjurmë, ne binim në rrjete trafikantësh dhe ishte e pamundur të mos kishte kërcënime. Mbaj mend njëherë kur kam qenë në Vizion+, ne kërkonim një vajzë të zhdukur nga Elbasani.

Vijnë gjurmët se e kishin marrë dhe e kishin çuar në Greqi për ta trafikuar dhe në atë periudhë kishim agjentë në Greqi që kërkonin edhe nëpër rrugë. Një ditë, po shkoja në zyrë më vjen një letër ma jep porteri, ia kishin lënë porosi të ma jepnin në dorë. E hap letrën dhe aty shkruante “vajza ndodhet në këtë adresë” dhe ishte adresa e shtëpisë sime. Deri në atë moment e kisha marrë me lehtësi.

Aty u tërhoqa, jo nga kërkimet, por vura alarmin, njoftova policinë. Për fat, atë vajzën e gjetëm. Na u desh të bashkëpunonim me disa nga personat që e kishin marrë vetëm e vetëm që ajo të vinte në shtëpi. E kemi sjellë dhe në studio, madje babai është çuditur kur e ka pare,”- tregoi Shtino.

Më tej Aida Shtino u shpreh se ai emission e bëri njeri më të mirë, se çdokush vjen me një mision në jetë dhe ndoshta ai ka qenë misioni i saj.

RAMAZANI 2018

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com