Connect with us

NDRYSHE

Përkthen me “Google Translate”, porosit 15 mijë vezë pa nevojë

Published

on

A mund të quhet gabim gjetja e 15 mijë vezëve për të ushqyer atletët e uritur norvegjezë në Olimpiadën Dimërore në Korenë e Jugut.
Po mund të quhet, nëse përdorni “Google Translate” për të përkthyer kërkesën për vezë në gjuhën koreane dhe ta dërgosh direkt më pas në një supermarket lokal.

Ky është gabimi që ka bërë kuzhina për ekipin olimpik të Norvegjisë, duke marrë mbrapa 15 mijë vezë, kur kishte ndërmend të porosiste vetëm 1500.

Shefat ia hodhën fajin një gabimi në përkthim. Shefi Stale Johansen i tha gazetës norvegjeze Aftenposten se për fat të mirë ekipi ishte në gjendje të kthente në supermarket sërish 13.500 vezët e mbetur suficit.

Nuk është e qartë se si ndodhi gabimi, por gazetari korean i BBC-së, David Cann, thotë se gjuha koreane ka një sistem tjetër të numërimit dhe një fjalë mund të ketë kontribuar te gabimi në fjalë.

Ja dhe dallimi midis drejtshkrimit të 1.500 dhe 15.000 vezëve në gjuhën koreane:

Tore Ovrebo, kreu i ekipit norvegjez, duket se pajtohet. “Ishte një zero shtesë në kërkesë- kështu që nga 1,500 u bënë 15,000”, tha ai në një konferencë për shtyp nga Pyeongchang të enjten, duke shtuar se nuk ishte ndonjë “çështje e madhe”.

Norvegjia ka dërguar 109 atletë për të konkurruar në Lojërat Dimërore. Rasti u raportua për herë të parë në vend javën e kaluar, por vetëm tani ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com