Connect with us

TECH & AUTO

Po vjen një Iphone ndryshe, premton Apple

Published

on

Kompania nga Kupertino planifikon lansimin e “iPhone më të madh të bërë ndonjëherë” me emrin kodues D33 këtë vit, ndërkohë që do të sjellë edhe dy modele tjera të reja.

Në mesin e këtyre modeleve do të jetë edhe një me ekran të madh, një tjetër me madhësi të iPhone X, si dhe një version më të lirë, transmeton Bllomberg duke cituar burim të afërta me kompaninë.

Telefonat e ri të mençur pritet të dalin në treg gjatë kësaj vjeshte.

“iPhone më i madh ndonjëherë” do të ketë ekran 6.5 inç dhe ka emrin kodues D33.

Fotografia e tij ka rrjedhë në forumet MacX, por më vonë është fshirë. McRumors ka ruajtur fotografinë dhe njoftoi se ekrani mund të përdoret për modelin e ardhshëm të quajtur iPhone X Plus.

Shtëpiza e D33 do të ketë të njëjtën madhësi sikurse iPhone 8 Plus, por duke iu falënderuar ekranit skaj më skaj, do të jetë iPhone më i madh deri më tash i lëshuar në treg.

Njësoj sikur iPhone 8 Plus, modeli i ardhshëm i Apple do të ketë metodën e ndarjes së ekranit, e cila i lejon përdoruesit që të lëshojnë aplikacionet “side by side”.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com