Connect with us

SPORT

Pochettino blindon “uraganin” Kane: Ai është e tashmja dhe e ardhmja e Tottenham

Published

on

Sërish një fitore nën shenjën e “uraganit” Harry Kane.

Tottenham fitoi derbin e Londrës Veriore përballë Arsenalit falë një supergoli me kokë të sulmuesit të kombëtares angleze i cili kryeson listën e golashënuesve në Angli dhe aktualisht po përjeton një moment të shkëlqyer forme.

E ardhmja e bomberit 24-vjeçar kohët e fundit po lidhet shpesh me një kalim të mundshëm tek Reali i Madridit në verë, por Mauricio Pochettino trajneri i Spursave nuk mendon aspak kështu.

Në një intervistë tekniku argjentinas ka blinduar xhevahirin e tij duke deklaruar:” Kane është e tashmja dhe e ardhmja e Tottenham-it, është jashtëzakonshme ajo që ai po bën.

Jam shumë i kënaqur dhe shumë i lumtur që kam në skuadër një futbollist të tillë”.

RAMAZANI 2018

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com