Connect with us

LAJME

Publikimi i rastit “Alfa”, reagime dhe përkrahje

Published

on

Rasti “Alfa” i publikuar ditë më parë, ku për herë të parë në publik u shfaq videoja me pamjet e atentatit ndaj policëve ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, shkruan Gazeta Express.

Mbrëmë edhe gazetarja Lupevska në emisionin “KOD” e shfaqi këtë material duke aluduar në pafajsinë e të burgosurve që aktualisht vuajnë dënimin e përjetshëm.

Gjatë ditës së djeshme edhe kryetarja e komunës së Haraçinës, Milikije Halimi, ka reaguar përmes rrjetit social “Facebook” ku hapur ka dalur në përkrahje të zbardhjes së të vërtetës për ketë rast. Zonja Halimi vjen nga rradhët e LSDM-së, parti kjo që ka premtuar se do të rishqyrton të gjitha rastet e dyshmta.

Kujtojmë që ky rast u bë publik nga gazetarja Liridona Vejseli e cila u cenzura shkaku i ndjeshmërisë së materialit, por që arriti që nëpërmjet profilit të saj privat në “Facebook” të bën bujë të madhe në opinion.

Janë më mijëra njerëz që e kanë shpërndarë nëpër rrjetet sociale këtë rast, dhe tashmë është shndërruar në tëmën më të përfolur./Gazeta Express/

 

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com