Connect with us

LAJME

Shpëtohen gjashtë skijator pas shtatë orë kërkimesh në Kodrën e Diellit

Published

on

Pas shtatë orë kërkimesh nga ana e MPB-së me sukses ka mbaruar aksioni për shpëtimin e gjashtë skijatorëve të cilët janë humbur pasditen e sotme në Kodrën e Diellit pasiqë janë ngjitur në majën e Ceripashinës, transmeton Zhurnal.mk

Sonte në ora 21 janë gjetur dhe shpëtuar gjashtë skijatorët të cilët ishin humbur në Kodrën e Diellit ndërkohë që rreth orës 17.30 minuta në stacionin policor i kishte lajmëruar F.R (30) nga fshati Lisec.

Bashkë me shtetasin kosovar M.Z kanë lajmëruar se dy shtetas kosovar dhe katër nga Maqedonia rreth orës 14.30 minuta janë ngjitur me skilift për t’u lëshuar drejt Jellakut, por për shkak të mjegullës janë humbur në pjesën malore diku dy kilometra në veri mbi fshatin Veshallë.

Advertisement

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com