Connect with us

SPORT

Spalletti publikon listën, mungon ylli i skuadrës

Published

on

Luciano Spalletti ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për takimin e të dielës ndaj Bolognas.

Nerazzurrët janë nikoqir të Bolognas në kuadër të ndeshjes së vlefshme për javën e 24-të të kampionatit italian, Serie A.

Ky takim pritet të zhvillohet në Giusseppe Meazza në ndeshjen që do të fillojë nga ora 15:00 me orën tonë lokale.

Në këtë ndeshje, Interi vjen nga një formë katastrofale pa fitore në tetë ndeshje dhe synimi i vetëm është rikthimi te tre pikët.

Megjithatë, nuk do të jetë aspak e lehtë pasi trajneri italian Spalletti ka publikuar listën dhe aty mungon përsëri kapiteni Mauro Icardi.

Sulmuesi argjentinas është lojtari kryesor i Interit me 18 gola të shënuara deri më tani dhe gjithë shpresat ishin tek ai, por nuk mundi ta sanoj problemin muskulor.

Në listën e Spallettit nuk vërehet tjera mungesa përpos Icardit, ndërsa formacioni pritet të konfirmohet ai i ndeshjes së fundit ndaj Crotones, e cila përfundoi 1-1.

Balotazhi i vetëm në formacion mendohet të jetë ai në mes të Marcelo Brozovicit dhe Rafinhas.

Skuadra e ftuar ndaj Bolognas: Handanovic, Padelli, Berni; Lisandro Lopez, Joao Cancelo, Ranocchia, Santon, Miranda, Dalbert, D’Ambrosio, Skriniar; Gagliardini, Rafinha, Vecino, Borja Valero, Brozovic; Karamoh, Eder, Perisic, Candreva, Pinamonti.

Advertisement

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com