Connect with us

LAJME

Spasovski: Janë shpërdoruar 30 milionë euro në kohën e Jankullovskës

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski pretendon se 30 milionë euro nga ky dikaster në kohën e Gordana Jankullovskës kanë përfunduar në kompani private dhe xhepat e individëve të caktuar. Ai më tej thotë se po zhvillohen hetimet për t’u konfirmuar se kush ka marrë pjesë në shpërndarjen e këtyre të hollave, njofton Alsat-M.

“Por, unë e lë që këtë ta dëshmojnë hetimet dhe mos ta dëmtojmë atë më shumë. Tërë ajo që do të zbardhet, për çka po punojnë edhe komisionet përkatëse që i kam formuar në MPB, në Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit, në Byronë për siguri publike dhe Prokurorinë Publike, do t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve”, deklaroi ministër i brendshëm Oliver Spasovski.

Sipas Spasovskit, jo vetëm në MPB, por në të gjitha organet shtetërore duhet të nisen hetime për të gjitha abuzimet e bëra.

Ish ministrja Jankullovska ngarkohet në disa raste të Prokurorisë Speciale për të cilat vazhdon hetimi. Spasovski thotë se për shkak të keqpërdorimeve të këtilla, në 11 vitet e shkuara policia e vendit ka qenë pa uniforma dhe funksionon në kushte të rënda.

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com