Connect with us

LAJME

Tiranë, shisnin drogë afër shkollave arrestohen tre përsona

Published

on

Shprendanin drogë në afersi të shkollave 9 vjeçare dhe të mesme në kryeqytet por janë arrestuar nga policia, në pranga kanë rënë tre përsona Isuf Haka, Jurdian Kondilli, Armando Durishti.

Janë sekuestruar 68 doza me lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Ja njoftimi i plotë i poilicisë së Tiranës për këtë ngjarje:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• I.H., 32 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

• J.K., 19 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

• A.D, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale të ‘‘Moskallëzimit të krimit dhe përshtatja e lokalit për përdorim droge” parashikuar nga nenet 300 dhe 285 /a i Kodit Penal.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë së kundraligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se shtetasit J.K., dhe I.H., në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së vazhdueshme të lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” pranë shkollave 9- vjeçare dhe të mesme, duke përdorur banesën e shtetasit A.D.

Mbi bazën e këtyre informacioneve është organizuar puna dhe shtetasit e mësipërm janë kapur në flagrancë në rrugën “Frederik Shiroka”, në afërsi të një shkolle, ku gjatë kontrollit fizik shtetasit I.H. iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 10 dozash lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

Gjithashtu gjatë kontrollit në një banesë të marrë me qira nga shtetasi A.D., në rrugën “Frederik Shiroka”, në afërsi të një shkolle iu gjet dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• Një sasi prej 58 (pesëdhjetë e tetë) doza qese farmaceutike brenda së cilës gjendet lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

Materialet proceduriale iu referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, J.K., dhe I.H., për veprën penale të ‘’Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal dhe A.D., i arrestuar në flagrancë për veprën penale të ‘‘Moskallëzimit të krimit dhe Përshtatja e lokalit për përdorim droge ‘’ parashikuar nga neni 300 dhe 285 /a i Kodit Penal.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com