Connect with us

LAJME

Ushqimet për një sistem imunitar të fortë

Published

on

Një dietolog ka treguar për ushqimet të cilat përmbajnë shumë lëndë ushqyese dhe kësisoj janë shumë të mira për sistemin imunitar.

Shalqiri

Nuk është vetëm freskues. Shalqiri përmban gjithashtu një sërë antioksiduesish të quajtur glutatione. Këta përbërës forcojnë sistemin
imunitar duke luftuar kështu infeksionet.

Kosi me pak yndyrë

Probiotikët e gjendur tek kosi dhe produktet e tjera të fermentuara mund të lehtësojnë ftohjen. Duhet të konsumoni gjithashtu edhe ushqime të pasura me vitaminë D. Studimet kanë treguar se njerëzit që kanë nivele të ulëta të vitaminës D mund të jenë më të  predispozuar që të preken nga gripi dhe ftohja.

Spinaqi

Do të gjeni një sërë lëndësh ushqyese tek ky “super ushqim”. Një nga këto është folate, që ndihmon trupin në prodhimin e qelizave të reja
dhe riparimin e ADN-së. Spinaqi është gjithashtu i pasur në fibra, antioksidues si vitamina C etj.

Hudhra

Ky përbërës kryesor në kuzhinë nuk është vetëm për t’u dhënë shije ushqimeve. Hudhra e pagatuar mund të ndihmojë në luftimin e
infeksioneve të lëkurës falë aftësisë së saj për të luftuar bakteret, viruset dhe mykun. Për të marrë sa më shumë përfitime, duhet të përdorni hudhrën e gjallë dhe jo atë pluhur. Suplementi i hudhrës mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit.

Supa e pulës

Ka një të vërtetë shkencore pas kurës për ftohje e preferuar nga gjyshja. Supa epulës e përgatitur në shtëpi realisht mund të lehtësojë
simptomat e ftohjes dhe gripit dhe ju ndihmon ta rimerrni veten shpejt. Për më tepër, ajo është e pasur me një përbërës të quajtur
karnosine, që mund të mbrojë trupin nga virusi i gripit.

Frutat e pyllit

Është një kurë e lashtë popullore. Këto fruta janë të pasura me lëndë ushqyese të quajtura antioksidues, që mund të luftojnë inflamacionin. Tek disa studime laboratorike, ka rezultuar që frutat e pyllit mund të bllokojnë viruset e gripit. Megjithatë shkencëtarët theksojnë se duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore.

Kërpudhat

Kërpudhat ju sigurojnë mineralin e selenit dhe vitaminat B si riboflavin dhe niacin. Këto lëndë ushqyese ju ndihmojnë në disa mënyra. Nëse keni mungesë në selen, mund të prekeni më shpesh nga gripi. Riboflavina dhe niacina nga ana tjetër luajnë një rol të rëndësishëm në
mbrojtjen e sistemit imunitar.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com