Connect with us

LAJME

Vjenë, vazhdojnë bisedimet për emrin

Published

on

Ministrat e punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias sot në Vjenë do t’i vazhdojnë bisedimet për zgjidhjen e kontestit për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, nën ndërmjetësimin e negociatorit, Metju Nimic, transmeton Medial.mk.

Dje, njëkohësisht dy ministritë e punëve të jashtme kumtuan se Dimitrov dhe Koxias do të takohen në Vjenë, ndërsa sot do të kenë takim të përbashkët me Nimicin, në të cilin është parashikuar të intensifikohen negociatat dhe do ta shqyrtojnë propozimin e ndërmjetësuesit.

Raundin e ri të bisedimeve që nga java e kaluar e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev.

Kryetari i Qeverisë së RM-së, i cili muajin e kaluar në Davos kishte takim të drejtpërdrejt me kolegun e tij grek Aleksis Cipras, në të cilin i shprehën pozicionet e të dyja anëve në bisedimet për emrin dhe u morën vesh për lëshime të caktuara me qëllim që t’i jepet shtytje procesit, javën e kaluar theksoi se Maqedonia bën gjithçka që të dëshmojë se nuk ka kurrfarë motivesh irredentiste.

Mes tjerash dy kryeministrat atëherë paralajmëruan se bisedimet do të ngrihen në nivel më të lartë, respektivisht në nivel të ministrave të Punëve të Jashtme.

Ndërmjetësuesi kah fundi i muajit të kaluar i vizitoi Athinën, më pas edhe Shkupin, ku kishte takime të ndara me krerët më të lartë të shtetit dhe politikës së Greqisë dhe Maqedonisë.

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com