Connect with us

LAJME

Vonohen pagesat e subvencioneve për bujqit në Maqedoni

Published

on

Disa bujq në Maqedoni akoma nuk kanë marrë subvencionet për vitin 2017. Ata thonë se janë të zhgënjyer, pasi të gjitha dikumentet i kanë dorëzuar në kohë.

Për vonesat dhe problemet e bujqve për marrjen e subvencioneve, nga Agjencia e Pagesave thonë se të njëjtat janë në periudhë zbatimi, ndërsa problemet e tjera janë për arsye administrative.

“Ka mundësi, nuk mund ta vërtetoj, sepse kemi edhe raste të tilla, një pjesë e bujqve, nuk kanë marrë subvencione në programin e 2016, sepse ai i 2017 ende është në zbatim e sipër, për shkak të kërkesave të pakompletuara, konkretisht për shkak të problemeve të ndryshme administrative që paraqiten, për fat të keq tek një pjesë e madhe e aplikuesve”, u shpreh për TV21, Nikolla Babovski, Drejtor i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi.

Sipas Babovskit, Agjencia e Pagesave, 99% e ka realizuar programin e vitit 2016 me pagesa direkte.

Në ndërkohë, thotë ai, është filluar dhe me pagesat e subvencioneve për vitin 2017, realizimi i të cilave, sipas ligjit, duhet të përfundojë deri në 30 qershor 2018.

Advertisement

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com