Connect with us

TECH & AUTO

Facebook ka informacionet e ndieshme të mbi 40 për qind të popullsisë evropiane

Published

on

Sipas direktivave të Bashkimit Evropian me anë të General Data Protection Regulation, kompanitë nuk mund të shfrytëzojnë të dhënat e përdoruesve për nevoja specifike, por një studim tjetër spanjoll tregon se Facebook e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë këtë gjë pa marrë aprovimin e tyre.

Rregullat e reja të Bashkimit Evropian ndalojnë përdorimin e të dhënave sipas disa kategorive ndër të cilat mund të përmendet: shëndetësia, bindjet politike, fetare, seksuale, etnike, etj., shkruan PCWAlbanian.

Këto të dhëna përdoren nga Facebook për të gjeneruar informacione dhe për të diferencuar përdoruesit e rrjetit social. Nga studimi kuptohet se shumë përdorues të Facebook ndodhen para lajmërimeve të ndryshme të cilat cenojnë të drejtat e tyre për mbrojtjen e të dhënave personale.

Nga publikimi i këtij studimi, ka patur reagime edhe nga përfaqësuesit e Facebook-ut, të cilët janë shprehur se po punojnë për fshirjen e këtyre të dhënave sensitive për përdoruesit evropianë.

Në këtë mënyrë do të respektohen rregullat e GDPR dhe gjithashtu përdoruesit do të jenë të qetë me privatësinë e tyre. /Telegrafi/

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com