Connect with us

TECH & AUTO

Filloi edicioni i 88-të i Geneva Motor Show (Foto)

Published

on

Është hapur Geneva Motor Show 2018, që do të jetë i hapur deri më 18 mars

Pas përgatitjeve disa mujore dhe lajmeve për makinat që do të prezantohen në të, është hapur panairi i Gjenevës – ngjarja më e rëndësishme në botë, e këtij lloji, transmeton Telegrafi. Brenda dhjetë ditësh, prodhuesit e makinave kanë mundësi të tregojnë risitë e tyre, ndërsa entuziastët të përjetojnë nga afër modelet e preferuara.

Shumica prej veturave të reja, janë ende të mbuluara dhe pritet t’i shohim gjatë ditëve në vijim. Disa të tjera, ashtu siç edhe pritej, i kemi parë në fotografitë e rrjedhura.

Fokusi kryesor gjatë edicionit të 88-të, do të jetë veturat autonome, elektrike dhe si dhe mundësia që ato të shmangin ndotjen e ambientit. Janë 180 ekspozues të regjistruar, që do të tregojnë kreacionet e tyre të fundit, ndërsa në fund do të kemi edhe fituesit në kategoritë kryesore. Nuk pritet të mungojnë befasitë. /Telegrafi/

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com