Connect with us

BOTA

Jep dorëheqjen këshilltari ekonomik i Trump, shkak tarifa e importeve

Published

on

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Këshilltari i lartë ekonomik i presidentit amerikan, Donald Trump, Gary Cohn, po jep dorëheqjen.

Cohn është i fundit pjesëtar i profilit të lartë të skuadrës Trump, që jep dorëheqjen, pas një serie largimesh të këshilltarëve të tjerë.

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Z. Cohn tha se ishte një nder që i kishte shërbyer vendin të tij.

Gary Cohn, mbështetës i tregtisë së lirë, përcjell tch, u zemërua nga planet e presidentit Trump për të vendosur tarifa për importet prej alumini dhe çeliku.

Cohn, një ish-president i bankës Goldman Sachs, ndihmoi z. Trump të çojë përpara reformat e tij gjithëpërfshirëse, në fund të vitit të kaluar, megjithatë, të dy nuk besohej se ishin të afërt.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com