Connect with us

LAJME

‘Kokaina’, Prokuroria kërkon masën ‘arrest me burg’ për pronarin e kompanisë Arbër Çekaj

Published

on

TIRANE– Pas kapjes së sasisë rekord të kokainës të kapur pak ditë më parë në një kontejner me banane në Durrës, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar masën ‘arrest në burg’ në mungesë për pritësin e mallit, pronarin e kompanisë “Arbri Garden”, Arbër Çekaj. Sipas prokurorisë, Arbër Çekaj dyshohet për përfshirje në trafikimin e kokainës.

Porositësi kryesor i bananeve dhe i 613 kilogramëve kokainë Arbër Çekaj rezulton se ka dalë nga Shqipëria tre ditë përpara se prokuroria dhe policia të bllokonin ngarkesën e dërguar nga Kolumbia.
Sipas sistemit TIMS Arbër Çekaj është nisur nga Rinasi me destinacion Gjermaninë, pasi këtë vend udhëtonte shpesh.

Sipas dosjes që ndodhet në prokurorinë e Krimeve të Rënda hetimi për kokainën është regjistruar në datën 27, pikërisht në ditën kur automjeti bashkë me kontenierin ka dalë nga kalata për t’u zhdoganuar, pra pak orë përpara se të zhvillohej operacioni antidrogë.

Pasi mjeti dhe kontenieri kanë qëndruar në port për 19 ditë, shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri i “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj janë paraqitur për të kryer zhdoganimin. Siç thuhet në dosje, ky proces ka zgjatur katër orë, ku dhe është konstatuar nga hetimi doganor shqiptar që ka njoftuar menjëherë autoritetet për dyshimet.

(d.d/BalkanWeb)

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com