Connect with us

LAJME

Rama thirret në Uashington nga lobi hebre pas votës kundër Jerusalemit-kryeqytet

Published

on

Edi Rama do të vizitojë SHBA javën e ardhshme. Më 4 mars Rama është i ftuar në takimin më të rëndësishëm të lobit hebre.

Bëhet fjalë për Kongresin Amerikan të hebrenjve që zhvillohet në Uashington.

Përveç kreut të qeverisë shqiptare, në samit do të jetë folës kryesor zv.presidenti i SHBA-së, Mike Pence, i cili do të jetë së bashku me Niki Haley, ambasadoren amerikane në OKB.

Por i ftuari kryesor në samit do të jetë kryeministri izraelit, Beniamin Netanjahu.

Për ironi të fatit, Rama është ftuar pikërisht pas votës në OKB kundër Jerusalemit-kryeqytet.

“Një nder i posaçëm për Shqipërinë, qeverinë e mua personalisht, ftesa për t’iu drejtuar Konferencës Vjetore të Komitetit Izraelito-Amerikan të Çështjeve Publike, në VVashington DC; një mundësi e privilegj i veçantë, për të përcjellë përmes këtij forumi prestigjoz shkëlqimin e historisë shqiptare të shpëtimit të hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe ndjenjat e miqësisë e të respektit tonë për popullin e për shtetin e Izraelit”, shkruan Rama.

Sipas burimeve, kryeministri pritet të zhvillojë takime të rëndësishme në kryeqytetin amerikan me pjesëtarë të Administratës Trump dhe ka gjasa që të zhvillojë një takim kokë më kokë me Zv.presidentin Pence dhe këshilltarin e Trump për Sigurinë Kombëtare, generalin Mcmaster.

Iranianët e Tiranës mësohet se janë pjesë e rëndësishme e axhendës. Kohët e fundit në Tiranë, shërbimi sekret i Teheranit ka hedhur në teren forca dhe investime, ç’ka ka alarmuar mjaft Uashingtonin.

Në konferencën e lobit hebre në Uashington do të flitet mjaft për Teheranin dhe marrëdhëniet e ndera të tij me Tel Avivin. /tesheshi.com/

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com