Connect with us

LAJME

SHËNIM: LGBT, këta diskriminues!

Published

on

Kush i ka diskriminuar gay-të në Shqipëri? Ç’ të dhëna, ç’statistika, ç’raste e ç’precedentë ofrohen për të krijuar tablonë se komunitetit LGBT i kanë rënë e po i bien në qafë?

Nën kredon e diskrimiminit, sajuar pa asnjë referencë nga realiteti, anëtarë të këtij komuniteti vetëm të diskriminuar nuk mund të jenë. Ata sot kanë arritur dhe të hyjnë qesim nëpër shkolla për të promovuar gay-llëkun e tyre, duke diskriminuar njëherësh të gjithë ato target-grupe, që, të vetëndjerë të diskriminuar, nuk e kanë një shans të tillë.

E pse fjala vjen me të njëjtin kritet të mos enden nëpër shkolla përfaqsues nga Bathorja mbi të cilët rëndon xanxa “malok”. Edhe ata kanë plot të drejtë të ndihen të diskriminuar jo vetëm mbi emërtesën pezhorative që u rëndon prej gojëve çapraze, por dhe se nuk gëzojnë të njëjtat të drejta si gjithë të tjerët. Më tej akoma, pse nuk u hapen dyert e shkollave përfaqsuesve të komunitetit rom, që dhe ata t’u flasin nxënësve mbi veten. E kështu me radhë me çdokënd që ndihet i diskriminuar.

Pra, nuk ka rëndësi nëse jë vërtet i diskriminuar, mjaft të ndihesh i tillë dhe, sipas kriterit që ndiqet me LGBT-në, menjëherë të ofrohet shtëpi e të hapen dyert e shkollave për propagandë. Ja pra se në ç’situatë të çmendur kanë imponuar…ata që ndihen të diskriminuar, deri në pikën sa nuk dallohet se kush është në të vërtetë i tillë, ata apo ne?

Çfarë diskrimini fjala vjen ka patur mbi ca emra përfaqsues të tyre në Shqipëri? Çfarë u ka gjetur atyre nga diskriminimi, çfarë të drejtash u janë marrë, çfarë privimesh u janë bërë? Kush jua ka kërkuar ta zbulojnë në publik se ç’orientim seksual paskan, për t’ja nisur më pas avazit të (vet)diskriminimit? Ne, në jetët tona, puna na lidh me shumë njerëz. Marrim e japim e krijojmë raporte pune, partneriteti, ose thjesht shoqërie, pa u interesuar se ç’preferenca seksuale kanë.

Ndërsa LGBT nuk mjaftohen të lëvrojnë zejen e tyre seksuale sipas zgjedhjes, duke vijuar gjithashtu dhe aktivitetin normal jetesor. Jo! Ata, faktin që nuk ke bërë zgjedhjen e tyre në jetë, pra në seks, automatikisht e shohin si diskriminim. Kaq e thjeshtë dhe kaq e çmendur njeherësh është qasja e tyre ndaj nesh.

Nuk është e tepruar të thuhet se ne jemi armiqtë e tyre, deri në çastin kur – mos e thëntë Zoti – të katandisemi si ata. Dhe së këndejmi, jemi ne ata që duhet të trembemi, të shqetësohemi; jemi ne ata që paradoksalisht ndihemi të diskriminuar dhe rrjedhimisht kërkojmë t’u flasim nxënësve mbi belanë që po na ngjet, ne dhe ata.

Të diskriminuar? Po pse ndodh që të jenë aq çakërqejf kur organizojnë parada? Njeriu që vuan peshën e diskriminimit, logjikisht nuk duhet t’i qeshë buza derisa të çlirohet nga kjo peshë. Kurse buzët e tyre janë vesh më vesh, sikur të zotëronin gjysmën e botës…që siduket e zotërojnë gjersa po vënë para gjysmën tjetër! /tesheshi.com

RAMAZANI 2018

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com