Connect with us

LAJME

Zaev për zyrtarin e arrestuar të MPB-së: Duhet të ketë hetime të pavarura

Published

on

Kryeministri Zoran Zaev ka komentuar hetimet ndaj zyrtarit të punësuar në kabinetin e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Ai ka deklaruar se edhe në këtë rast duhet që të ketë hetime të pavarura.

“Nuk i di të gjitha detajet e rastit me të dyshuarin i punësuar në kabinetin e ministrit për Punë të Brendshme, por i motivoj institucionet që të realizojnë hetim profesional dhe të detajuar dhe të sjellin vendim të bazuar në fakte. Nuk ka vend për tolerancë për çfarëdo qoftë veprimi joligjor. Institucionet duhet të jenë plotësisht të përkushtuar, në shërbim të qytetarëve dhe në funksion të sundimit të së drejtës”, ka shkruar kryeministri Zaev.

Përndryshe, Prokuroria Publike sot njoftoi se ka filluar hetimet nda të arrestuarit, i cili sipas disa informacioneve dyshohet për ryshfet.

Не ги знам сите детали за случајот со осомничениот вработен во Кабинетот на министерот за внатрешни работи, но ги…

Δημοσιεύτηκε από Zoran Zaev στις Σάββατο, 10 Μαρτίου 2018

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com