Connect with us

BOTA

Zgjedhjet në Itali dhe kamarieri që mund të jetë nesër Kryeministër

Published

on

Zgjedhjet në Itali përcaktuan një epokë të re të politikës së tyre duke mos votuar më për të vjetrit, Renzi mori 20% të votave dhe Berlusconi më keq akoma.

Lëvizja “5 Yjet” u rendit forcë e parë me në krye Luigi Di Maio-n, i cili është vetëm 32 vjeç dhe para disa muajsh ishte një njeri i thjeshtë pa ditur që do të merrte në dorë drejtimin e një vendi të madh si Italia.

Di Maio vjen nga një familje e thjeshtë, dhe vetë ka bërë edhe profesionin e kamarierit. Ai ka lindur në Avellino me 6 korrik të vitit 1986.

Është një politikan i ri italian, deputet i Lëvizjes 5 Yje dhe mban edhe detyrën e zëvendëspresidentit të Dhomës së Deputetëve.

Nëna e tij është një mësuese e italishtes dhe latinishtes ndërsa babai i tij është një sipërmarrës në fushën e ndërtimit, i aktivizuar dikur me forcat neofashiste.

Pas liceut artistik ai vazhdoi studimet për inxhinieri informatike në universitet por më pas e ndërpreu për të vazhduar në Drejtësi. Nga viti 2007 ai është pjesë e Lëvizjes 5 Yje.

Pas tre vitesh kandidohet si këshilltar komunal po nuk arrin të fitojë.

Arrin të zgjidhet në vitin 2013 si deputet për këtë forcë politike e menjëherë më pas mandatohet edhe si zëvendëskryetar i Parlamentit, duke qenë më i riu në historinë e Italisë (26 vjeçar) që mban një detyrë të tillë. Kur ishte i vogël, dëshira e tij ishte që të bëhej një oficer policie.

Në pak kohë ai bëhet një nga fytyrat më të njohura të Lëvizjes dhe arrin të bëhet anëtar i kryesisë së saj.

Në shtator të 2017 kandidohet në zgjedhjet paraprake për kreun politik të Lëvizjes 5 Yje ku votimet nga platforma elektronike e nxjerrin fitues me 82 % të votave. /javanews.al/

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com