Connect with us

LAJME

BDI dhe Aleanca për Shqiptarët ja hedhin fajin njëra tjetrës për sulmin ndaj profesorëve

Published

on

Aleanca për Shqiptarët në një njoftim për media ka reaguar ndaj rrahjes së profesorëve të gjimnazit të Gostivarit. Nga kjo parti thonë se sulmi brutal ndaj profesorëve është bërë nga aktivistë të BDI-së.

“Sot në mënyrën më brutale nga ana e aktivistëve të BDI-së kishte sulm direkt në gjimnazin e Gostivarit dhe në mënyrë klasike u sulmuan profesorët në vendin e tyre të punës. Kujtojmë opinionin se Aleanca për Shqiptarët në Gostivar është ajo që ka reaguar në kohë në lidhje me pasojat e mundshme, si rezultat i vendimit politik të Zaevit për marrjen e ingerencave të kryetarit të komunës në sferën e arsimit”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Nga kjo parti ftojnë kryeministrin Zoran Zaev që të mos bie pre e presioneve të BDI-së, pasi në të kundërtën sipas tyre, do të jetë përgjegjës për apsojet që mund të vijnë si rezultate të vendimit të tyre.

Aleanca për Shqiptarët në fund thekson se Ministria e Arsimit dhe Qeveria mbajnë përgjegjësinë më të madhe për këtë sulm.

Për rrahjen e djeshme të profesorëve të gjimnazit të Gostivarit, ka reaguar edhe partia shqiptare në pushtet – BDI. Nga kjo parti thonë se sulmi është kryer nga aktivistë të Aleancës për Shqiptarët.

“Dje në orët e pasditës ish drejtori i Gjimnazit të Gostivarit i emëruar në mënyrë joligjore nga Arben Taravari, Driton Imeri i shoqëruar nga kolegu i tij, Bejtulla Kamberi në mënyrë banditeskte kanë sulmuar fizikisht drejtorin, Xhezi Kamberi. Për kundër faktit që Imeri është në pushim mjekësor, qëllimisht ka shkuar në objektet e shkollës për të shkaktuar dhunë ndaj drejtorit në orar dhe vend të punës. Dy personat në fjalë janë të punësuar si mësimdhënës në Gjimnazin e Gostivarit, dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të sillen si uliganë në një institucion ku misioni është arsimimi dhe edukimin e gjeneratave të reje. Ngjarjet e tilla ndodhin në kohën kur Arben Taravari ka shëndërruar Komunën e Gostivarit në instrument të revanshizmit dhe dhunës politike. Për pasojë, psikologjia e dhunës psiqike po bartet edhe në institucionet të tjera, madje edhe në dhunë fizike”, thonë nga BDI, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti shtojnë se e dënojnë sulmin ndaj profesorëve dhe thonë se nuk do të lejojnë që dhuna të instalohet në institucionet publike.

“Rasti është denoncuar tek organet e rendit dhe inkurajojmë organet kompetente që të zbardhin rastin dhe dhunuesit të marrin dënimin e merituar. Apelojmë tek faktori ndërkombëtar të vëzhgojnë nga afër veprimet banditeskte të Arben Taravarit dhe njerëzve të tij”, përfundojnë nga BDI.

Advertisement

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com