Connect with us

SHËNDETËSI

Çfarë duhet të bëni menjëherë pasi ndrydhni gjymtyrët?

Published

on

Ndrydhja e artikulacioneve, si kyçi i dorës apo i këmbës, nuk është një problem serioz shëndetësor, pasi mund të kalojë edhe pa marrë trajtim të specializuar, por është aq shqetësues sa nuk mund të rrini pa bërë asgjë ! Nëse do të veproni në kohë, nuk do të ndjeni dhimbje dhe ndrydhja nuk do të kalojë në komplikacione të tjera. Nëse gjyshet na kanë treguar vetëm metodën e qepës së grirë, Living ju tregon dhe disa metoda të tjera natyrale shumë efektive.

Akull

Sipas Klinikës Mayo, në rast ndrydhjeje duhet të aplikoni akull sa më shpejtë të jetë e mundur. Mbushni një qese me disa kubikë akulli dhe mbajeni në vendin e lënduar për 15 deri në 20 minuta. Përsëriteni këtë çdo dy deri tre orë gjatë ditës së parë. Akulli redukton ënjtjen duke ngushtuar enët e gjakut.

Për të mbajtur nën kontroll ënjtjen dhe fryrjen duhet ta lidhni dorën me një fashë.

Rekomandohet gjithashtu përdorimi i vajrave esencialë, si ai i piperit. Përzieni dy pika vaj piperi me gjysmë luge vaj kokosi dhe lyejeni zonën ku jeni lënduar tre deri pesë herë në ditë. Për rezultate më të mira, aplikoni kompresa të ngrohtë për dy minuta më pas.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com