Connect with us

LAJME

Digjen tre mjete në Vlorë, dy prej tyre i vunë flakën

Published

on

Tre automjete janë djegur gjatë natës, dy në qytetin e Vlorës dhe një në fshatin Bishan.

Sipas të dhënave zyrtare dy prej mjeteve u është vënë flaka nga persona ende të paidentifikuar në lagjen e njohur Cole të Vlorës, rreth orës 01.45 të mëngjesit. Bëhet fjalë për një BMVV X5 dhe për një Mercedes.

Ndërkaq, po gjatë natës së mbrëmshme një tjetër mjet ka marrë flakë në ecje e sipër në fshatin Bishan. Shkak për të dyshohet të ketë qenë një shkëndije elektrike.

Policia po punon për gjetjen e autorëve të zjarrvënies së qëllimshne të dy automjeteve në lagjen Cole. /Top Channel

Advertisement

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com