Connect with us

SPORT

Donnarumma, futbollisti më i ri me 100 ndeshje në Serinë A

Published

on

Gianluigi Donnarumma theu një rekord të ri në Serinë A me aktivizimin e tij në ndeshjen me Napolin. “Gardiani” kuqezi bëhet futbollisti me moshë më të re që arrin 100 ndeshje në elitën e futbollit italian. Në moshën 19-vjeçare ai kaloi emra të tillë legjendarë si Gianni Rivera, Silvio Piola, Roberto Mancini, Paolo Maldini e Francesco Totti.

Sipas mediave italiane, nga sezoni 1994-1995 ky rekord mbahej nga Antonio Cassano, që ndeshjen e tij të 100-të në Serinë A e luajti në moshën 21 vjeç e 71 ditë, gati dy vjet më i madh se Donnarumma.

Gigio, që nga debutimi i tij me fanellën kuqezi më 25 tetos të 2015-ës, nuk është ndalur në asnjë takim, duke kryer plot 301 pritje. Vetëm Sorrentino dhe Consigli e kalojnë në këtë statistikë.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com