Connect with us

BOTA

Forcat izraelite arrestojnë një zyrtar të lartë të Hamasit

Published

on

Forcat izraelite sot kanë arrestuar një zyrtar të lartë të Hamasit në qytetin Al-Bireh të Bregut Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Dëshmitarët okularë të ngjarjes, thonë se ushtarët izraelitë kanë bastisur shtëpinë e Jamal al-Taweelit në lagjen Umm al-Sharayit, dhe pas kontrollit të detajuar të shtëpisë së tij, e arrestuan.

Ushtria e Izraelit akoma nuk e ka konfirmuar arrestimin në fjalë.

Që nga viti 2006, Al-Taweel është bashkiak i Al-Birehut.

Sipas shifrave palestineze, afërsisht 6.400 palestinezë mbahen aktualisht në burgjet izraelite, duke përfshirë dhjetëra gra dhe 300 të mitur.

Rreth 450 prej tyre janë nën atë që Izraeli e quan “paraburgim administrativ” ku nuk përballen me gjykime apo akuza. Dymbëdhjetë anëtarë të Këshillit Legjislativ Palestinez gjithashtu janë në paraburgim izraelit.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com