Connect with us

SPORT

Guardiola: Ja skuadrat që bllokuan VAR-in në Premier League

Published

on

Pep Guardiola ka akuzuar Manchester United dhe Chelsea se kanë qenë ndër klubet që kanë bllokuar përfshirjen e VAR në Premier League.

Trajneri i Manchester City-t pretendon se klubi i tij ka qenë pro teknologjisë por rivalët e United dhe Chelsea ishin kundër.

Duke folur disa momente pasi Premier League shpalli se klubet kishin votuar se do të kishte testime të avancuara të VAR për sezoni tjetër, Guardiola shprehet: “Mendoj se Manchester City ka pranuar por ekipet e tjera jo, United dhe Chelsea besoj, nuk donin.”

United dhe Chelsea nuk kanë komentuar rreth refuzimit të VAR, megjithëse provat kanë dy vite që vijojnë.

Daily Telegraph raporton se vetëm disa drejtues ishin në favor të video asistentit sezonin e ardshëm, ndërsa shumica kanë kërkuar zgjatjen e provave në kupa ose në kategoritë e ulëta përpara se të hyjë në Premier League.

“Mendoj se herët apo vonë do të ndodhë. Nuk kam një opinion nëse punon apo jo. Mbase në fillim nuk do të jetë i mirë. por herën tjetër do të jetë më efecient,” vijon Guardiola./Telesport/

Advertisement

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com