Connect with us

SPORT

Heynckes: Reali, jo rival i pafavorshëm. PSG, prova se nuk mund ta blini titullin

Published

on

Trajneri i Bayern Munich, Jupp Heynckes, u shfaq në një konferencë shtypi për të vlerësuar shortin e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve, që e përballi ekipin e tij me Real Madridin.

Shorti: “Këto janë dy ekipe me shumë traditë, që e duan futbollin dhe mburren me historinë dhe traditën që kanë në Champions. Lojëra të tilla janë “matchup” i madh i futbollit europian. Real Madridi është kampioni i Europës në fuqi, ka një ekip të nivelit të lartë, përbëhet nga lojtarë të mëdhenj. Por, tani nuk ka rivalë të lehtë”.

Ndeshja e parë në Mynih: “Kam kujtime të mira nga sezoni i tripletës sonë, sepse kemi luajtur ndeshjen e parë në shtëpi, kundër Juves dhe Barçës, në vitin 2012. Ishte e njëjta gjë në gjysmëfinale, kundër Real Madridit. Shpresoj se kjo është një shenjë e mirë. Unë dua t’i marr të dyja ndeshjet me shumë optimizëm”.

Favoriti: “Kjo është një çështje e gazetarëve. Real Madridi nuk ka luajtur gjithë sezonin, ashtu siç po bën tani. Çfarë do të kishit menduar nëse do të ishte eliminuar nga Juventusi? Unë besoj se Real Madridi është një rival jo i papërshtatshëm”.

Kontradiktat e vitit të kaluar: “Kjo ka të bëjë me karakterin fitues dhe moralin e një ekipi. Mua nuk më pëlqejnë polemikat dhe dua t’u shmangem gjithmonë, kur ekzistojnë diskutime të tilla. Penalltia ndaj Juves? Eshtë një situatë e dyshimtë. Nuk më pëlqen të flas për gjyqtarët. Ajo që ne duhet të bëjmë është të luajmë futboll me disiplinë, siç e kemi bërë që nga Peter Hermann. Pjesa tjetër nuk ka rëndësi”.

Periudha: “Ajo që ka rëndësi është të jemi gati. Duhet të mburremi me atë që kemi bërë deri më tani. Ekipi është rritur shumë. Të gjithë lojtarët, me disa përjashtime, janë të shëndetshëm, të përgatitur mirë dhe mendojnë si një grup i vetëm. Do të duhet ta mbajmë formën deri në fund të sezonit”.

Ronaldo: “Në historinë e futbollit ka pasur gjithmonë lojtarë të mëdhenj dhe ai përfshihet në këtë listë. Së bashku me Messin janë lojtarët më të mirë në botë. Kam folur shumë herë me Tonin (Kroos) dhe ai më tregon se sa profesional dhe ambicioz është Ronaldo. Kjo tregon se ai nuk është një lojtar si Messi, apo Pele, me talent e dhunti të mëdha nga Zoti. Ronaldo është bërë me punë të madhe çdo ditë, prandaj meriton lëvdata. Sidoqoftë, në kësi përplasjesh ka rëndësi ekipi, jo individi. Nuk do ta ketë të lehtë kur të ballafaqohet me ne”.

Niko Kovac, pasardhësi i tij: “Ai ishte një lojtar i madh në Bundesliga dhe te Bayern Munich. Në vitin 2014 ishte trajner i kombëtares së Kroacisë dhe diti si të merrej me një grup lojtarësh të spikatur, çka nuk është e lehtë. Pastaj u bë trajner i Frankfurtit në vitin 2016. E shpëtoi ekipin në debutimin e tij në Bundesligë dhe mori pjesë në finalen e vitit të kaluar të “DBF Pokal”. Këtë sezon ka vazhduar luftën për në Champions. Te Frankfurti ka punuar me lojtarë të shumë kombësive, kështu që ka kredencialet e duhura për të marrë përsipër drejtimin e Bayernit”.

Lewandowski: “Pa marrë parasysh lojtarët, do të jetë skuadra, ajo që e fiton titullin në fund. Shikoni PSG-në, është prova se nuk mund ta blini titullin sot”./ Telesport.al/

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com