Connect with us

LAJME

Incidenti në gjimnazin e Gostivarit, Taravari kërkon gjakëftohtësi ndaj provokimeve

Published

on

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari foli në lidhje me incidentin që ndodhi në shkollën e mesme të gjimnazit në Gostivar. Ai tha se tij në historinë e Gostivarit, asnjëherë nuk ka ndodhur që militantë partiakë të futen në shkollë dhe të rrahin profesorë. Ai kërkoi që Ministria e Arsimit t’ia kthejë kompetencat kryetarit të komunës ndërsa organet kompetente të bëjnë zbardhjen e plotë të rastit dhe dhunuesit të marrin dënimin e merituar.

Taravari kërkoi gjakftohtësi nga të gjithë qytetarët ndaj provokimeve të këtilla. Ai tha se nuk dëshiron hakmarrje por se insiston që organet kompetente ta kryejnë detyrën në favor të drejtësisë.

“Nga MPB kërkojmë që të mos i mbron banditët dhe ta zbardh rastin. Unë jam shumë i sigurt se nëse atë ditë, sulmues do të ishin aktivistë të ASH-së, ata sot do të ishin në burg. Unë kam kërkuar tolerancë nga të gjithë qytetarët por edhe nga anëtarët e ASH-së që të jenë gjakftohtë ndaj provokimeve të këtilla , me qëllim që organet kompetente t’i zgjidhin këto punë”, tha Taravari./RTV21/

Advertisement

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com