Connect with us

BOTA

Ish-ministri britanik: Sulmet ndaj Sirisë, krejtësisht të ligjshme sikurse bombardimet e caqeve serbe në Kosovë

Published

on

Ish-ministri i Punës në qeverinë e Tony Blair, i ka vlerësuar sulmet ajrore të fundit në Siri krejtësisht legjitime sikurse ato të bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë.

”Sulmi në Siri ishte gjerësisht në të njëjtën bazë ligjore si fushata 68-ditore e NATO-s në Kosovë në vitin 1999”, është shprehur Lordi John Morris.

Morris ishte miratues i bombardimeve të vitit 1999-të në Kosovë, ndërsa reagimi i tij vjen pasi kryeministrja britanike Theresa May do të përballet me pyetje nga deputetët, ndërkohë që partitë e opozitës pohojnë se ata duhet të ishin konsultuar, njofton Klan Kosova.

Ai tha se operacionet në Kosovë ishin në përgjigje të “një fatkeqësie të madhe humanitare” në ish-Jugosllavi.

“Meqenëse unë si një Prokuror i Përgjithshëm i cili i dha autoritetin ligjor 68 ditëve të bombardimeve në Kosovë në vitin 1999 për arsye se ishte një fatkeqësi e madhe humanitare, unë po respektoja ligjin bazuar në atë që e kishin bërë paraardhësit e mi në Irak (Lufta e parë e Gjirit) dhe për kurdët dhe arabët’’.

Sipas tij në kohën e bombardimeve në Kosovë, nuk kishte një siguri ligjore për veprimet, megjithatë ai tha se ishte ”i kënaqur që ka pasur një argument që forcat britanike të veprojnë në mënyrë të sigurt”, njofton Klan Kosova.

Vendet e dyshuara të armëve kimike pranë Damaskut dhe Homs u goditën nga forcat amerikane, britanike dhe franceze të shtunën në përgjigje të sulmit të dyshuar kimik në Douma më 7 prill.

Siria, e cila mohon çdo përdorim kimik, dhe Rusia, e cila siguron mbështetje ushtarake ndaj qeverisë siriane, kanë reaguar me zemërim ndaj veprimit.

Zyrtarët e lartë Laburist duke përfshirë edhe udhëheqësin e partisë Jeremy Corbyn kanë vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e sulmeve, por ministri i parë i Punës nga Uellsi, Carwyn Jones ofroi mbështetjen e tij “për çdo ndërhyrje që mund të parandalojë një mizori të mëtejshme”, njofton Klan Kosova.

Advertisement

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com