Connect with us

RELIGJION

Meka do t’i dhurojë një copë tokë ose një xhami myslimanit shembullor që po habit botën…

Published

on

Mohamed Salah u shpall futbollisti i vitit në Premier League dhe tani egjiptiani përgatitet të fitojë një tjetër çmim prestigjioz.

Sulmuesi i Liverpool mposhti Kevin De Bruyne duke marrë çmimin e lojtarit më të mirë në kampionatin anglez, pasi shënoi 31 gola dhe dha 10 asiste me ekipin e Klopp.

Salah, vazhdoi të tregojë formën e jashtëzakonshme gjatë fitores 5-2 që Liverpool arriti ndaj Roma në Champions League, ku shënoi dy gola dhe tani do të shpërblehet me një pjesë toke të tijën në qytetin e shenjtë për myslimanët, Meka.

Fahd Al-Rowky, zv.kryetari i Bashkisë së Mekës, në Arabinë Saudite, tha se plani i tij është t’i dhurojë një copë toke futbollistit, pasi u bë egjiptiani i parë që shpallet më i miri në Angli, transmeton Telesport.

“Ka disa zgjedhje në lidhje me truallin që do t’i dhurojmë atij,” – tha Al-Rowky për “My Salaam”.

Salah e feston secilin prej golave të shënuar të tij me sexhde, duke e vendosur ballin në tokë, në shenjë falenderimi për Zotin. Ndryshe qyteti Mekës, që ndodhet në Arabinë Saudite është qyteti i shenjtë për myslimanët.

“Një opsion tjetër është të ndërtojmë një xhami me emri e tij. Të shohim, do ta vendosim pas mbledhjes së radhës në këshillim bashkiak, por patjetër që do të nderojmë Salah, një mysliman shembullor i suksesshëm në botë. Ne e dimë bamirësinë e tij dhe do ta shpërblejmë,” – përfundoi Al-Rowky.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com