Connect with us

OP / ED

Nё mes tё botёs, pa sy, pa veshё dhe memec “Al-Aksa”

Published

on

Shkruan: Burhan Jakupi

Kudusi ёshtё njё çёshtje shumё e ndjeshme dhe shumё delikate per mbarё komunitetin mysliman. Ajo pёrveç historikut tё saj tё lashtё qё na ndёrlidh me prejardhjen tonё ajo ka rёndesi tё pakontestueshme nё ndёrlidhjen  e saj me besimin tonё.

Historia e ndёrtimit tё xhamisë AL-Aksa ёshtё shumё e vjetёr dhe thuhet se atë e kanё  ndërtuar ёngjujt kurse disa të tjerë thonё se atё e ka ndёrtuar profeti Adem por kjo nuk ka shumё rёndёsi kush dhe kur u ndertua por shtёpia e zotit Al-Aksa u shkatёrua disa herё:  Faraoni i Egjiptit njёherё pastaj nga Babilionёt tё cilёt kishin pushtuar dhe shkatёruar Palestinen dhe mё vonё njё mbret Romak Titus kishte urdhёruar qё tё digjet i tёrё qyteti dhe njeherё nga nje tiran i pёrbetuar që donte tё shkatrronte çdo gjё qё kishte mbetur në Al-Aksa.

Pas disa herё shkatrimesh ndodhi dhe pushtimi i Kudusit nga ana e Krishterëve dhe kjo faltore ishte shkatrruar tёrёsisht duke e lёnё komplet vendin pa asnjё vendadhurim derisa ndodhi rasti kur profeti Muhamed, paqja dhe mëshira qoftë mbi të, udhёtoi nga kudusi per nё qiell.

Pse Al-Aksa ёshtё e vlefshme pёr ne muslimanёt ;

  1. Al-Aksa ёshte kibla jonё e parё
  2. Al-Aksa ishte fundi i udhёtimit toksor dhe fillimi i udhёtimit qiellor qe bёri profeti ynё .
  3. Pas qytetit te mekёs dhe medines e treta radhitet per nga dashuria Al-Aksa
  4. Al-Aksaёshtё vёndi i profetёve dhe ajo nё kuran dhe librat e shejtë pёrshkruhet si “tokё e begatё”.

Kudusi ka tё bёjё edhe me udhёtimin e profetit që në terminologjinë islame njihet si “Israja dhe Miraxhi” ku nga kjo tokё e shejtё u bё namazi obligim, atё udhёtim qё e bёri profeti nё qiell, ne nёpёrmjet pёruljes madhrimit ndaj Zotit me lutje arrijmë nё qiell.

Ushtritё e egra kryqtare e bёnё Jeruzalemin kryeqytet tё tyre dhe ngritёn mbretёrite e tyre por Salahudin Ejubi i mblodhi tё gjitha mbretëritë muslimane nën flamurin e një lufte te shejtё dhe i mundi  kryqtarёt dhe kudusi mbeti në duart e muslimaneve. Por kur Salahudin Ejubi hyri nё Kudus nuk vrau as një njeri . Ai tregoi mёshire tё madhe ndaj robёrve të krishterё.

Duhet ta dimё se Jerusalemi çdo herë ka qenё vendi i tre feve abrahamike.

Kudusi ёshte nje vend qe synohet nga tri fete qiellore dhe zё njё vend mjaft te rёndёsishem nё besimin e tre feve qiellore prandaj si e tillё do tё jetë pikёsynim dhe fushёbetejё e pёrhershme. Ajo qe na takon neve si myslimanёeshte ngjallja e ndjenjёs dhe pёrgjegjësisë drejt këtij vendi te shenjtё.

Mbi 50 vite po i themi na prit Kudus se po vijm dhe mbetem ketu ku jemi nё gjumё.

Pra ne si muslimanё nuk duhet tё luftojmё pёr arabë por duhet te luftojmё pёr Al-Aksanë.Kur them luftё nuk nёnkupton tё marim armёt e të vrasim se kёtё na e ndalon islami por nёnkupton tё kapim lapsin dhe te luftojmё me dije.

Dhe kemi ngjarjet e fundit tё presidentit tё SHBA-ve Donald Trump pёr njohjen e Jeruzalemit Kudusit per kryeqytet te Izraelit.

Apo mos ndoshta Trump deshi vetёm tё na e masё pulsin neve muslimanёve se sa e duam ne Kudusin. Për fat te mirë plani deshtoi në asamblenë e pergjithshme të OKB-së ku me 128 vota kundër 9 vota qe e pёrkrahёn Amerikёn.

Na ngel tё mendojmё  sikur çdo pesident qё zgjidhet ne Amerikё duhet tё bejё diçka ne lidhje me botёn arabe. A thua vallё luftёrat nё Irak, Siri trazirat ne Egjipt, Libi, kacafytjet mes Turqёve dhe Kurdёve pёrçarja fetare nё pёrgjithёsi mes sunive dhe alevive duketsikur dikush zjarit po i hedh benzin qё tё ndizet njё zjar mё i madh mes nesh dhe ata te na kontrollojnё mё rehat dhe mё mirё. Duhet te ndalemi nga kёto gjёra dhe  mos tё biem pre e lojёrave tё mёdha. Shpresojmё qё  secili ta largojё veten nga kёto lojёra dhe njё ditё do tё jemi fitimtarё.

Al-Aksa nuk tё haruam, por fati yne jemi shum tё dobёt dhe tё pёrçarё dhe nuk mundemi tё tё mbrojmё.

RAMAZANI 2018

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com