Connect with us

LAJME

Në Shkup shënohet Nata e Miraxhit

Published

on

Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, u organizua program me rastin e Natës së Miraxhit, raporton Anadolu Agency (AA).

Muslimanët kremtuan Natën e Miraxhit në Xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup, por organizime kishte edhe në xhamitë tjera përreth Shkupit.

Hafëzi Burhan Shaban nga Shkupi si dhe hafëza të tjerë, interpretuan ilahi në gjuhën turke dhe shqipe, ndërsa lexuan edhe Kuranin.

Murat Alkan, kreu i Konsulencës së Shërbimeve Fetare, në një deklaratë uroi që Miraxhi të sjellë unitet dhe paqe për gjithë botën Islame.

Ai duke u lutur që muslimanët të kuptojnë vlerën e Mesxhid-i Haramit dhe Mesxhid-i Aksasë, ua uroi Natën e Miraxhit të gjithë muslimanëve.

Në fund të programit u bënë lutje, ndërsa më pas u fal namazi i jacisë.

Ndryshe, Nata e Miraxhit shënohet në natën e 27-të muajit Rexhep sipas kalendarit islam, ndërsa paraqet natën kur profeti Muhamed (as) realizoi udhëtimin drejt qiellit./Marre nga AA/

Advertisement

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com