Connect with us

NDRYSHE

Në vend të shamposë, posta ia dërgon 20 pasaporta amerikane

Published

on

Një grua e cila kishte porositur një shampo përmes internetit, është shtangur kur ka hapur pakon me 20 pasaporta të reja amerikane.
Nicole Mitchell, 46-vjeçare, nuk mund t’u besonte syve kur hapi pakon e DHL’së që në vend të shamposë përmbante dokumente të ndjeshme të cilat po i priste ambasada amerikane, raporton Daily Mail.
Mitchell telefonoi policinë që kishte këshilluar hedhjen e 20 pasaportave në shportë, para se të vinte një zyrtar policor për të hetuar rastin.

Është thyerje e sigurisë – terrorizëm në çdo pjesë të botës – çka nëse ato do të binin në duart e një terrorist. Isha e frikësuar sepse askush nuk jepte sqarime. Besoj se ky është rast serioz”, ka thënë ajo.

Zyrtarët e postës së shpejtë DHL i kanë thënë asaj pakoja me pasaporta ishte nënvizuar me llojin e porosisë që kishte bërë ajo për shampon 35 funtesh.

Pasaportat janë marrë nga stafi i ambasadës amerikane në veri-perëndim të Londrës.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com