Connect with us

LAJME

OBRM-PDUKM: Qytetarët po varfërohen dhe çdo ditë jetojnë më keq

Published

on

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, thekson se qytetarët po varfërohen dhe çdo ditë jetojnë më keq, ekonomia po shkatërrohet, ndërsa sipas tyre, pushteti pasurohet përmes tenderëve të kurdisur.

“Qeveria në mënyrë kriminale dhe jotransparente favorizon kompani të afërta me kreun e LSDM-së. Që skandali të jetë më i madh, përkrah kurdisjes së tenderëve ndryshohet edhe dokumentacioni i tenderëve, që tanimë janë publikuar”, thonë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata më tej shtojnë se Qeveria e LSDM-së është duke bërë hapa prapa për shtetin, ekonominë, sundimin e së drejtës, korrupsionit, energjetikës dhe gjithçka tjetër që është vitale për shtetin.

“Për këtë duhet të ketë përgjegjësi, para se gjithash Zaev dhe Angjushev dhe gjithë të tjerët që janë të përfshirë në këtë skandal”, thonë nga OBRM-PDUKM.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com