Connect with us

BOTA

Pamje që thuhet se tregojnë momentin kur një raketë Tomahawk del nga deti dhe niset drejt objektivit në Siri

Published

on

Në një video të publikuar nga disa media të huaja thuhet se shihet nisja e raketave Tomahawk nga një nëndetëse gjatë sulmit të raketave të së shtunës në mëngjes në Siri. Siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, videoja një fjalë tregon momentin kur në bordin e nëndetëses John Warner (SSN 765) nisët një raketë raketore Tomahawk më 14 prill.

Një nisje e tillë thuhet se është bërë nga Deti Mesdhe si pjesë e një operacioni sulmues kundër qeverisë siriane.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka miratuar sulmet ushtarake kundër Sirisë, në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën.
Siç edhe ishte raportuar, sulmet janë në përgjigje të incidentit të dyshuar kimik, që ka ndodhur në qytetin sirian, Duma.

Ndërkohë, pas fillimit të sulmeve kishin ardhur edhe reagime të ndryshme.
Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, ka paralajmëruar se sulmet e Shteteve të Bashkuara mbi Sirinë “nuk do të mbeten pa pasoja”.

Ndërkaq kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May në një deklaratë drejtuar popullit të saj tregoi se si ua kishte dhënë urdhrin Forcave Britanike për sulm, për t’i dhënë fund përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Bashar Al Asad.

May pohoi se e kishte marrë këtë veprim ushtarak për shkak se konsideron se mbron të drejtat kombëtare të britanikëve, ndërsa shtoi se nuk kishin asnjë alternativë tjetër.
Ndërkohë televizioni shtetëror sirian e ka përshkruar sulmin nga SHBA-të dhe aleatët e saj si një ‘shkelje flagrante’ e së drejtës ndërkombëtare.

Advertisement

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com