Connect with us

SHËNDETËSI

Po vjen vera! Si t’i mbani larg mushkonjat!

Published

on

Me afrimin e stinës së nxehtë, nëpër ambientet familjare shtohet edhe prania e mizave dhe mushkonjave.

Beteja për largimin e tyre është jo pak e vështirë, kështu që është mirë që të mos i lejoni të futen në shtëpi.

Gjithë çfarë duhet të bëni është që të përzieni pak piper të kuq dhe ujë, të cilët duhet ti hidhni në sprucator dhe me të spërkasni dyert dhe dritaret.

Kjo mënyrë është shumë efektive, pasi era e piperit i mban larg mizat dhe mushkonjat.

Gjithashtu mizat dhe mushkonjat, nuk e duan aromën e borzilokut apo mentës, kështu që nëse mbani në shtëpi vazo me këto bimë, do të mbani larg mizat dhe mushkonjat.

Nëse mizat apo mushkonjat rrinë gjatë në tualetin tuaj, hidhni në një enë pak sapun të lëngshëm dhe lëreni aty. Kjo pasi mizat dhe mushkonjat tërhiqen nga aroma e sapunit dhe mund të mbyten aty.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com