Connect with us

KOSOVË

Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj babait të aktorit të “o sa mirë“ Ridvan Muratit (Dokumend+Foto)

Published

on

Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj Rexhep Muratit – Babait të Aktorit të „o sa mirë“ Ridvan Muratit, përshkak së i njejti ka kanosur me vrasje Kryetarin e Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës Shkelzim Murtezit, për të cilën arsye sipas Aktakuzës ishte edhe i arrestuar nga Policia.

Sipas Rilindja e Re – Press, përveç aktakuzës ndaj Rexhep Muratit, nën hetime janë edhe familjarët të tjerë dhe vetë Ridvan Murati (aktor te seriali kosovar “O Sa mirë”), për arsye të bashkëkryerjes së veprave penale për rrëmbimin e djalit të Kryetarit të Asociacionit, deklarime të rremë, lajmërim të rremë, ku ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal dhe është lëshuar urdhërarrest ndaj njërit prej tyre.

Rilindja e Re – Press ka siguruar edhe sms-at kërcënuese që janë bërë nga familja e Ridvan Muratit, kundrejt Kryetarit të Asociacionit, ku me profila falsë i shkruajnë Murtezit rregullisht duke proklamuar krimin e kryer, duke vazhduar kërcënimin dhe duke aktruar në rolin e personave të tretë kinse shërbime të caktuar ose persona të tretë qëndrojnë mbrapa rrëmbimit të djalit të tij.

Por, redaksia e jonë për arsye të fazës hetimore nuk do t’i publikoj të gjithë sms-at dhe përmbajtjet e tyre, pasi mund të dëmtohet hetimi ndaj rastit në fjalë.

RAMAZANI 2018

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com