Connect with us

LAJME

Rama interpelancë me minatorët për statusin

Published

on

Qeveria është duke parë mundësinë e rritjes së kuãrit të pagës minimale për minatorët si dhe përshkallëzimin e moshës së pensionit për këtë kategori, ç’ka do të sanksionohet në projektligjin për statusin e minatorit që është ende në proces diskutimi me grupet e interesit.

Pikërisht me një përfaqësi të sindikatave të minatorëve kryeministri dhe 2 ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj kanë zhvilluar një bashkëbisedim përmes platformës së bashkëqeverisjes për projektligjin në fjalë.

Por në bashkëbisedimin me kryeministrin minatorët kanë kërkuar dhe lehtësira të tjera sa i takon sistemit të taksave dhe shërbimeve shëndetësore.

E sa i takon drejtësisë Rama bën një deklaratë të fortë kur paracakton dhe fatin që i pret prokuroret dhe gjyqtaret e korruptuar.

Muajin e kaluar sindikatat e minatorëve zhvilluan një protestë përpara kryeministrisë pikërisht për të kërkuar statusin e profesionit të tyre.

 

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com