Connect with us

BOTA

Rusia pranon më në fund: në Douma u përdor gaz kimik…por e hodhën shërbimet perëndimore!

Published

on

Rusia pranon më në fund se është përdorur gazi kimik në sulmet e një jave më parë në Douma, por akuzon shërbimet perëndimore se janë ato që e kanë hedhur.

Deri më sot Moska e kishte mohuar përdorimin e lëndëve kimike, madje tha se kjo ka dalë edhe nga një hetim i ushtarakëve rusë.

Rusia, e cila ka dërguar forca shtesë në portin Tartarus në Siri, paralajmëroi se sulmet ajrore amerikane rrezikojnë të nisin një luftë më të gjerë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka theksuar ndërkohë se Lindja e Mesme është në “kaos” dhe se Lufta e Ftohtë “po rikthehet me forma hakmarrjeje”.

Antonio Guterres foli gjatë një takimi special të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të thirrur pikërisht nga Rusia. Në një tjetër zhvillim, inspektorë të pavarur të armëve kimike pritet të mbërrijnë në Siri gjatë së shtunës, pikërisht në zonën ku dyshohet të jetë kryer sulmi me armë kimike.

Shefi i diplomacisë ruse Lavrov tha se kishte “prova të parefuzueshme” se sulmi është ndërmarrë si pjesë e “fushatës rusofobike”, udhëhequr prej vetëm një shteti, emrin e të cilit gjithsesi nuk e përmendi.

Lavrov ka përdorur një armë të tmerrshme që Europa e ka shumë frikë: emigrantët. Ministri i jashtëm rus tha se nëse do të ketë luftë frontale në Siri, një valë edhe më e madhe se ajo e vitit 2015 do të drejtohet drejt kontinentit të vjetër. /tesheshi.com/

Advertisement

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com