Connect with us

SPORT

Sampaoli përgatit listën, Icardi jashtë Botërorit?

Published

on

Mauro Icardi shënon dhe shkëlqen te Interi, por duket se kjo nuk i bën aspak përshtypje trajnerit të Argjentinës, Jorge Sampaoli. Mediat pranë klubit zikaltër konfirmojnë se shanset që kapiteni të marrë pjesë në ‘Rusi 2018’ me Argjentinën, janë gjithmonë e më të pakta.

Kjo pasi trajneri argjentinas jo vetëm që nuk e ka në listën e 23 futbollistëve që do të marrë në Rusi, por as në listën prej 35 futbollistësh, që do të grumbullohen paraprakisht.

Siopas mediave italiane, Sampaoli ka përgatitur edhe një tur në Europë, ku do të takojë dhe bisedojë me lojtarët që ka ndërmend të grumbullojë dhe në Itali ka konfirmuar vetëm 5 takime, konkretisht me Fazion dhe Perottin e Romës, Biglian e Milanit, Dybalën dhe Higuainin e Juves.

Gjithsesi, tekniku argjentinas ka konfirmuar se lista me 35 futbollistët do të publikohet më në mesin e muajit Prill dhe nga dita në ditë pritet të ketë edhe një konfirmim zyrtar mbi këtë situatë.

Advertisement

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com