Connect with us

BOTA

SHBA, 7 të vdekur nga përleshjet mes të burgosurve

Published

on

Së paku shtatë të burgosur kanë humbur jetën, ndërsa 17 të tjerë janë lënduar rëndë gjatë rrahjes që ndodhi në burgun e ruajtur në mënyrë të ashpër në shtetin federal amerikan të Karolinës Jugore, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Drejtorisë së burgut në këtë shtet amerikan, Jeff Taillon, njoftoi se mbrëmë shpërtheu një rrahje masive mes të burgosurve në kompleksin e burgut Lee.

Përleshja zgjati disa orë, ndërsa situata është qetësuar pas intervenimit policor.

Taillon tha se mes të pësuarve nuk ka personel të burgut.

Burgu Lee është kompleks i ruajtur ashpër në Bishopvill në të cilën gjenden rreth 1.500 të burgosur, duke përfshirë edhe të dënuar për veprat më të rënda penale.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com