Connect with us

KOSOVË

Suharekë, vret aksidentalisht nipin në aheng familjar

Published

on

Një 14 vjeçar nuk ka arritur t’i mbijetojë plagosjes, nga një e shtënë e pakontrolluar e armës, gjatë një ahengu familjar sot rreth orës 11:30, në fshatin Mushtisht të Suharekës.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë të shtënave me armë zjarri një personi i ka bllokuar arma dhe në përpjekje për ta zhbllokuar i dyshuari vetëplagoset e më pas plumbi godet nipin e tij, i cili nuk iu ka mbijetuar palgëve.

“Sot, rreth orës 14:15, Policia e Suharekës është informuar se nje i mitur me plagë në trup është sjell për ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare”.

“Pas pranimit të informacionit, njësitë patrulluese kanë kryer hetime fillestare dhe shpejt është kuptuar se në një shtëpi në familjen Sopaj në fshatin Mushtisht kishte pasur aheng familjar dhe një i dyshuar kishte shtënë në ajër me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e Policisë së Prizrenit.

“Sipas hetimeve fillestare dyshohet se gjatë krismave arma është bllokuar dhe duke u perpjekur për ta zhbllokuar armën vetëplagoset i dyshuari e me pas plumbi e godet edhe nipin e tij të lindur më 2004”.

“Viktima ishte sjell në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim, por nuk kishte mundur të mbijetojë. Policia e Prizrenit e ka arrestuar të dyshuarin (xhaxhai i viktimës) dhe në automjetin e të njëjtit e ka sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jet përdorur në rast. Po ashtu krim teknikët e kanë sekuestruar edhe një kallashnikov në vendin e ngjarjes dhe disa gëzhoja”, njofton Policia.

RAMAZANI 2018

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com