Connect with us

LAJME

Zaev: Sulmi në Kuvend ishte sulm ndaj demokracisë (VIDEO)

Published

on

“Sulmi i 27 prillit në Kuvend nuk ishte sulm ndaj nesh këtu, por ndaj demokracisë, ai ishte më shumë se krim”, tha mes tjerash, kryeministri Zoran Zaev, i cili bashkë me kryetarin e Kuvendit ,Talat Xhaferi dhe deputetë të shumicës parlamentare, sot mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp me rastin e njëvjetorit të ngjarjeve të dhunshme, njofton Portalb.mk.

Zaev tha se ende nuk mundet të pranojë se dikush pre tyre ka hyrë në Kuvend dhe ka qenë i gatshëm edhe për likuidim të disa përfaqësuesve të Kuvendit.

Kryeministri ka theksuar se patjetër duhet që të ketë përfundim ligjor ky rast dhe se, megjithatë, ky rast i ka nxitur edhe më shumë reformat.

“Shtëpia e qytetarëve atë natë ishte e uzurpuar nga dhuna. Ndihmoi mendja e shëndoshë dhe përmbajtja që të mos ngritet vëllai kundër vëllait. Bashkë i tejkaluam momentet e rënda. Katarza për 27 prillin patjetër duhet që të kalojë nëpërmjet sistemit gjyqësor”, tha Zaev.

Sipas tij, 27 prilli është fotografia e Maqedonisë e cila lufton për liri.

“Ato ngjarje e shpejtuan ndryshimin. Për 1 vit bota e pa zhvillimin tonë. Ky ndryshim kërkon kohë dhe punë”, tha Zaev.

Një vit pas sulmit, live nga Kuvendi i Maqedonise

Δημοσιεύτηκε από Portalb στις Παρασκευή, 27 Απριλίου 2018

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com