Connect with us

BOTA

Zjarre të fuqishëm në Australi i afrohen lagjeve në periferi të Sidneit

Published

on

Qindra zjarrfikës australianë janë duke u përballur me një zjarr të madh që që po u afrohet shtëpive në periferi të Sidnei.

Shërbimi Zjarrfikës RFS tha se ishte i shqetësuar se shkëndijat që fluturonin do të çonin në përhapjen e flakëve.

Mjaft banorë janë udhëzuar që të kërkojnë strehim pasi evakuimi tani është tepër i rrezikshëm.

Moti kohët e fundit në Australinë juglindore ka qënë jashtëzakonisht i nxehtë.

Shane Fitzsimmons tha Shërbimi Zjarrfikës RFS tha se zjarri ishte duke u bërë shumë agresiv. Erëra të forta po i shtynin flakët në veri dhe në lindje drejt lagjeve në periferi.

Pasagjerët në një tren kanë filmuar skena dramatike ndërsa udhëtonin në hekurudhën që kalonte përmes fshatrave që po digjeshin të rrethuar nga tymi i tarash dhe . zjarri ak djegur rreth 2500 ha tokë.

Kryeministri Malcolm Turnbull ka kërkuar masa emergjente.

Tani për tani është tepër herët për të kuptuar nëse zjarri është vendosur qëllimisht./SYRI.NET

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com