Connect with us

LAJME

Zjarri në Ministrinë e Drejtësisë, ende nuk dihen shkaqet!

Published

on

Policia do të hetojë nëse zjarri në Ministrinë e Drejtësisë ishte i qëllimshëm apo aksident. Nga Ministria e Brendshme thonë se janë duke përgatitur një kërkesë për në Prokurori, për të lejuar ekspertizë të sendeve të mbledhura në vendin e zjarrit.

Ministria e Punëve të Brendshme:

MPB ka përgatitur njoftimin që do t’i dërgohet Prokurorisë për të marrë një urdhër për ekspertizë. Pa urdhër nga Prokuroria Themelore Publike nuk mund të merren prova për ekspertizë, për të përcaktuar shkakun e zjarrit “.

Ende nuk ka detaje, as sa është dëmi nga zjarri. Zjarri që shpërtheu të martën e kaluar, dogji katër zyra, por i gjithë kati i katërt i ministrisë është jofunksional. Edhe Arkivi i sektorit u dogj, por nga ministria thonë se dokumentacioni ishte skanuar më parë dhe ruhet në një server, kështu që të gjitha dokumentet, duke përfshirë edhe ato të ekstradimit, ruhen në mënyrë elektronike.

Ministria e Drejtësisë:

“Edhe nëse janë shkatërruar dokumentet me shkrim në një pjesë të arkivave të Departamentit të Ndihmës Juridike Ndërkombëtare, ato ruhen edhe në mënyrë elektronike në sistemin kompjuterik të ministrisë”.

Punëtorët nga pjesa e djegur sot zhvendosen në katet e tjera të ministrisë.

/Alsat-M/

Advertisement

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com