Connect with us

BOTA

Zuckerberg: Facebook është në betejë me Rusinë

Published

on

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerber ka deklaruar para senatorëve amerikanë se kompania e tij është në një betejë konstante me operatorët rusë të cilët kanë për qëllim eksploatimin e këtij rrjeti social.

“Kjo është një garë. Ata po vazhdojnë të bëhen më të mirë” ka deklaruar ai gjatë dëshmisë së tij në Senatin Amerikan.

Ai gjithashtu ka treguar se Robert Mueller, këshilltari special i cili është duke hetuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e 2016-ës, ka intervistuar stafin e Facebook.

Zuckerberg ka bërë të ditur se kompania është duke zhvilluar mekanizma të rinj për të identifikuar llogaritë false në Facebook.

Zuckerberk, ka dhënë dëshminë e tij para Komitetit të Senatit Amerikan në lidhje me skandalin e përdorimin të të dhënave private të përdoruesve të Facebook nga Cambridge Analytica

RAMAZANI 2018

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com