Connect with us

BOTA

22-vjeçari nga Mali shpëton në mënyrë spektakolare fëmijën në Paris, Macron e fton në Pallat

Published

on

Një emigrant nga shteti afrikan i Malit, Mamoudou Gassama, është ngjitur në katin e katërt të një ndërtese në Paris për ta shpëtuar një fëmijë që kishte mbetur në ballkon dhe rrezikonte që të binte poshtë.

22-vjeçarit i janë dashur më pak se një minutë që të arrijë deri te fëmija 4 vjeç.

Pas këtij akti heroik, Presidenti I Francës Emanuel Macron e ka ftuar të riun emigrant në Pallatin Elize për ta falënderuar personalisht ndërkohë që djaloshi nga Mali ka marrë falënderime edhe nga kryebashkiakja e Parisit.

“E uroj Mamoudou Gassama-n për trimërinë e tij pasi ai shpëtoi jetën e fëmijës”, ka shkruar kryebashkiakja e Parisit Idalgo në Twitter.

“I thashë që akti i tij heroik është shembull për të gjithë qytetarët dhe që qyteti i Parisit do ta ketë kënaqësinë t’i ndihmojë në përpjekjet e tij që të vendoset në Francë”, ka thënë kryebashkiakja e Parisit.

Gassama u ka thënë gazetarëve se ka ecur përreth ndërtesës kur ka parë turmën e grumbulluar. “Unë e bëra këtë për fëmijën. Falënderoj Zotin që arrita ta shpëtoj”, ka thënë malezi.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com