Connect with us

SPORT

3 kartona të kuq edhe 11 të verdhë, PAOK “hakmerret” ndaj AEK-ut

Published

on

PAOK-u i Selanikut ka triumfuar në finalen e Kupës së Greqisë, duke mposhtur AEK-un me rezultatin 0-2, në një ndeshje që i pati të gjitha, gola, kartonat dhe penalltitë, por në fund festojnë bardhezinjtë.

Rivaliteti mes këtyre dy skuadrave është tepër i ashpër. Që para fillimit të ndeshjes, pati përplasje të tifozerive, ku i plagosën disa prej tyre. E ashpër ishte loja edhe në fushën e blertë.

Në minutën e 25-të sulmuesi i PAOK-ut, Prijoviç, humbet një 11 metërsh. Duhet të vinte minuta e 65-të, që Vierinja të shënonte golin e parë dhe të çonte peshë zemrat e tifozëve nga Selaniku.

Në fundin e ndeshjes Pelkas, shënoi golin e dytë që vulosi fitoren e bardhezinjve. Një hakmarrje e denjë, pas triumfit në kampionat të AEK-ut.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com